Visar Ymeri ekskluzivisht n’Rrokum Roll flet për SHIK’un, zgjedhjet dhe planet e VV nëse e merr pushtetin

Kryetari i Levizjes Vetevendosje, Visar Ymeri ka qene i ftuemi i News Show – Rrokum Roll – te Televizionit Rrokum, qe drejtohet nga Fidan Jupolli.

Ymeri ka riaktualizue, qysh ka thane ai, tradhtine e LDK’s kur u largue nga blloku opozitar dhe formoi qeverine me PDK.

“Kur u themelue kjo qeveri, premtoi parajsen, ndersa garantoi ferrin”, ka thane Ymeri.

Ymeri ka mohue akuzat e Presidentit Thaçi se peticioni i organizuem nga VV asht i falsifikuem, tue thane se per keto akuza duhet me pase argument, bile veç nji argument, jo ma shume.

“Ky asht ofendimi ma i madh qe ju bahet qytetareve te Republikes”, konsideron Ymeri.

Ymeri ka komentue edhe akuzat nga zyrtare te nalte te LDK’s se VV asht levizje anarkiste.

“Menyra qysh funksionon sot Qeveria asht nji lloj anarkie”, asht kunderpergjigje Ymeri ndaj ketyne akuzave, shkruen Rrokum.TV.

I pari i VV’s ka fole edhe per devijimin e fjalorit ne Parlament nga deputetet e Kosoves.

“Kadri Veseli prej se ka marre poziten e kryetarit te Kuvendit ka punue ne drejtim te pastrimit te personalitetit te tij”.

“Ai na kercenoi tue na thane se ‘shpresoj qe nuk po bani vetvrasje’, qe i bjen praktikisht se ‘vetvrasja’ mundet me u egzekutue nga dikush tjeter ne kete rast”, ka thane Ymeri, tue ba krahasim me rastin e Dino Hasanajt, per cilin thote se nuk e din qe egziston ‘vetvrasje’ me 11 goditje me thike.

SHIK asht shperba formalisht ne vitin 2008, mirepo rrjeti i krimit te organizuem dhe korrupcionit vazhdon edhe tash, ka thane kryetari i VV, Visar Ymeri, ne Rrokum Roll.

“Ne vitin 2011 i kemi ndigjue disa pergjime, ne ate kohe Kadri Veseli s’ka pase funksion publik dhe qysh shpjegohet fjalia e Adem Grabovcit – “ti i merr vendimet, une i zbatoj”?.

“Ky asht nji faktor se pushteti i Kadri Veselit permes njerezve te SHIK ka qene i gjalle atehere dhe asht ende”, ka thane Ymeri.

Ymeri ne vazhdim ka fole edhe per bllokimin e komisionit per hetimin e SHIK’ut.

Lideri i Vetevendosje, Visar Ymeri ka thane se prej vitit 2011 VV’ja asht angazhue vazhdimisht me u formue nji komision hetimor me u hetue pjesetaret e SHIK’ut.

“Disa deputete te LDK’s kane ngurrue me nenshkrue iniciativen tone per formimin e ketij komisioni, LDK’ja nuk ka dasht me nenshkrue as kur kane qene ne Opozite, e le ma tash qe jane ne Qeveri”, ka theksue Ymeri.

“Sjellja politike e Isa Mustafes ma shume i ka shkue per shtati Kadri Veselit e Hashim Thaçit, se sa kujtdo tjeter, qofte edhe LDK’s”, thote ai.

“VV konsideron se vendi nuk duhet me u udheheqe nga kjo qeveri, sepse nuk kane as plane e as qellime me zhvillue Kosoven”, ka thane Visar Ymeri ne Televizionin Rrokum gjate emisionit Rrokum Roll.

“Qytetaret duhen me u pyet per vendime madhore, dhe jo kjo me u ba nga grupe te njerezve qe jau merr mendja se ashtu asht ma se miri”, thekson ai.

“VV asht e gatshme per zgjedhje dhe e kemi thane vazhdimisht kete. Ne sondazhet e fundit ka nji rritje te madhe te VV’s dhe ka gjasa reale qe frik ka me qene subjekti ma i madh politik ne Kosove”, thote Ymeri.

Kryetari i VV ka potencue se, elektorati i LDK’s asht e natyrshme me ja kthye shpinen LDK’s, sepse Isa Mustafa ka thane se asnjiher nuk ka me ba koalicion me PDK dhe se ka me luftue SHIK’un e me gjujzue PDK’n, shkruen Rrokum.TV.

“LDK ka tradhtue elektoratin e vet, sepse ka ba te kunderten e asaj qe ka premtue gjate fushates zgjedhore”.

Ymeri ka fole edhe per arrestimin e aktivisteve te VV, tue thane se asht qesharak montimi i rastit ne arrestimin ketyne aktivisteve te VV, per akte terroriste.

I pari i Levizjes Vetevendosje, Visa Ymeri, ka thane se gjaja e pare qe VV ka me ba nese e merr pushtetin asht krijimi i nji plani te mirefillte me luftue korrupcionin dhe krimin e organizuem.

“Ma se shumti me kete goditen njerezit qe jane ne krye te insitucioneve. Me lufte kunder korrupcionit ka me pase edhe konfiskim te pasunise qe e kane perfitue ne menyre te paligshme”, ka thane Ymeri ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum./Rrokum.TV