Visar Ymeri komenton viziten e Biden n’Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thotë se ndërkombëtarët nuk munden me ndihmue Kosovën tue e lavdërue pushtetin e tashëm.

Ymeri në nji intervistë për oranews thotë se, megjithatë pret që ndërkombëtarët ta kuptojnë se kush janë krenat e shtetit të Kosovës.

Ymeri nuk ka dashtë me komentue faktin që zavendës/Presidenti amerikan, Joe Biden, nuk takoi përfaqësues të Opozitës.

Kreu i Vetëvendosjes ka thanë se Asociacioni i Komunave serbe dhe Demarkacioni janë marrëveshje të vdekuna, dhe simbas tij, nëse ratifikohen, kriza në Kosovë ka me u thellue, ndërsa Opozita e ka gati reagimin e saj.