Visar Ymeri në nji tavolinë me Kadri Veselin e Isa Mustafën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka pranue me u ulë në nji tavolinë t’përbashkët me udhëheqësit e dy partive që drejtojnë koalicionin qeverisës, kryeministrin Isa Mustafa, dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ata po marrin pjesë në nji tryezë diskutimi me temë “Si ta shndërrojmë MSA’në në nji proces për reforma thelbëosre në Republikën e Kosovës?”, të organizuem nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GJSP) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS).