Visar Ymeri: Qe me kend ka me bashkëpunue VV për qeverinë e re

Në nji intervistë për Ora News, kryetari i VV, Visar Ymeri, tha se qytetarët e Kosovës vendosën për nji qeveri ndryshe

Ai argumentoi se me cilin koalicion VV ka me bashkëpunue për me formue qeverinë e re.

Visar Ymeri: Nji gjë është e qartë që qytetarët e Kosovës duan një qeveri ndryshe dhe kjo qeveri ndryshe mund të bëhet nga VV. Natyrisht VV e ka edhe të mundshme edhe të duhur që të bashkëpunojë me ato forca progresive me të cilat mund të arrihet ky ndryshim. Në këtë rrugëtim tonin do të ketë njerëz dhe forca subjekte progressive që do ti bashkohen këtij ndryshimi. VV nuk do të shkojë nga e keqja, por të tjerët do vijnë tek e mira. Ka gjasa dhe ka një situatë në të cilën një bashkëpunim do të jetë i mundshëm, por për këtë do ta shohim ditët në vazhdim, së pari me çertifikimin e rezultateve dhe pastaj edhe diskutimet.

I pyetun nëse ka me kërkue VV që me pasë kryeministrin e saj, Visar Ymeri ju përgjigj “Po” dhe emni asht Albin Kurti.