Visar Ymeri thotë se protesta u shty për shkak të vigjilies së festës së Pashkëve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, mbas vendimit që mori opozita e bashkueme për shtyemjen e protestës për kohë të pacaktueme, ai thotë se opozita e bashkueme ka nevojë për ma shumë konsolidim të mbrendshëm e për zgjanim të frontit opozitar.

 

Ymeri thotë se tue i pasë parasysh provokimet e sulmet policore mbi aktivitetet opozitare asht ma mire që për vigjile të festës së Pashkëve të mos mbahet kjo protestë, por të shtyhet për nji date tjetër.

 

Lexone të plotë shkrimin e Ymerit:
Miq të dashur,
Opozita e bashkuar ka marrë vendim ta shtyjë protestën e paralajmëruar për nesër. Opozita e bashkuar ka nevojë për më shumë konsolidim të brendshëm e për zgjerim të frontit opozitar. Regjimi autoritar në Kosovë luftohet suksesshëm vetëm me Alternativë të bashkuar qytetare e shoqërore.
Po ashtu, duke pasur parasysh provokimet dhe sulmet policore mbi aktivitetet tona opozitare është më mirë që në vigjile të festës së Pashkëve të mos mbahet kjo protestë, por ajo të shtyhet për një datë tjetër.
Opozita e bashkuar duhet të jetë edhe më e vendosur në kundërshtimin e ‘Zajednicës’ së Serbisë që kjo qeveri synon ta ringjallë dhe të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi që na i humb mbi 8.200 hektarë.
Presim që Komisioni ad-hoc për vlerësimin e Marrëveshjes për Demarkacion ta konfirmojë qëndrimi tonë opozitar, si qëndrim i drejtë dhe i argumentuar. Kosova nuk ka tokë për të falur.
Opozita e bashkuar kërkon zgjedhje të reja parlamentare sepse qeveria aktuale është dëshmuar si anti-kushtetuese, kurse kërkesa jonë për referendum u pat refuzuar prej saj.