Visar Ymeri: Xhevat Bislimi gjen strehë në Vetëvendosje

Dikur kishin paralajmërue nji protestën ma madhështore në vend, por pa Lëvizjen Vetëvendosje.

Por sot ata iu bashkuen pikërisht këtij subjekti.

Janë këta ish-anëtarët e Kryesisë së Nismës, Xhevat Bislimi e Bajram Ajeti të cilët aderuen në subjektin ma të madh opozitar.

Për me tregue sa serioz asht kalimi në Vetëvendosje e dy anëtarëve të Kryesisë Qendrore të Nismës, në konferencën prezentuese doli vetë kryetari Visar Ymeri.
E momenti kulmor i kësaj konference ishte kur Xhevat Bislimi tha se nuk ka me iu bashkue protestës së 14 Majit, të cilën e kishte paralajmërue vetë, nga nji tjetër seli.
Bislimi dhe Ajeti ishin anëtarë të Kryesisë Qendrore të Nismës për Kosovën, të cilët dhanë dorëheqje para pak ditësh nga partia e Fatmir Limajt.