Vitet e humbuna për Kosovën, në vend të zhvillimit ekonomik ka pasë kriza politike

Formimi i Qeverisë në Dhetor të vitit 2014 ishte vlerësue se kishte me ndikue që me u evitue pasojat e krizës politike gjashtëmujore mbaszgjedhore.

Megjithatë, vitet 2015 dhe 2016 vlerësohen si vite të humbuna për Kosovën, mbasi në vend të zhvillimit ekonomik dhe afirmimit ndërkombëtar, vendi asht ballafaque me kriza të shumta politike e institucionale.

Opozita dhe analistët politikë vlerësojnë se, koalicioni qeverisës ka dështue me realizue pretimet parazgjedhore. Ndër dështimet ma të mëdha llogaritet me qenë mungesa e zhvillimit ekonomik, moskrijimi i vendeve të punës, mosanëtarësimi në organizata ndërkombëtare, mungesa e njohjeve të reja si dhe mos-formmimi i ushtrisë.

Ata gjithashtu, vlerësojnë negativisht punën e Kuvendit gjatë këtyne dy viteve, tue e cilësue këtë legjislaturë si ma të dobëtën që nga mbaslufta, shkruen sot Zëri.