E Shtune, 10 Dhetor 2016

Viti 2017, sfidues për doganën, gati për 1 miliardë euro!

 Doganat e Kosovës, janë burim kryesor i arkës së shtetit.

Këtë vit dogana ka tejkalue për 22 milionë euro parashikimet buxhetore të projektueme në buxhetin e këtij viti.

Por viti 2017 mbetet nji sfidë për me arritë projeksionin që tashma Qeveria e ka vendosun në draft buxhetin e vitit 2017.

Doganat duhet me inkasue hiq ma pak se 1 miliardë e 100 milionë euro.

Drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, në intervistë për KosovaPress, tha se arsyeja që dogana do të ketë nji sfidë për me arritë projeksionin që ende asht draft, asht hymja në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizm Asoocim (MSA).

Me këtë marrëveshje shumë mallna do të jenë të lirueme nga pagesa e taksës doganore nga 9 në 8 përqind, ndërsa, pajisjet e IT’së do të lirohen nga taksat doganore.

Ai tha se ka mundësi që këto të hyra të kompensohen në përqendrimin e objektivit të ekonomisë informale.