Viti i ri akademik n’UP nis të Hanën

Rektori i UP’s, prof. dr. Marjan Dema, përmes nji njoftimi për media ju ka rikujtue të gjithë studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” se viti i ri akademik 2017-2018 fillon më datë 02 Tetor 2017 ( e Hane).

Në njoftim bahet me dije se për studentët e ri, të gjitha njisitë akademike kanë me organizue ceremoni të mirëseardhjes me rastin e këtij fillimviti.

Rektori së bashku me menaxhmentin, mësimdhanësit dhe stafin administrativ u ka dëshirue studentëve nji vit të rregullt akademik.

 

 

 

Shperndaje në: