Vizat, boshnjakët e Kosovës po i ndëshkon Bosnja

Mbas shpalljes së pamvarësisë të Kosovës, Bosnja Hercegovina kishte apliku regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

 

Mirëpo me po të njajtën mënyrë ia ktheu edhe Kosova, tu’ e shti në fuqi regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjës që donin me ardh në këtë vend.

 

Ndërkaq në kohën kur në Ballkan vizat vetëm se nuk egzistojnë, mbajtja në fuqi e një regjimi të tillë ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës, paraqet pengesë për lirinë e lëvizjes.

 

Ćerim Bajrami, nga grupi parlamentar 6+, thotë se Kosova ka ba hapa drejt stabilizimit të këtyne marrëdhënieve.

 

Por, simbas Bajramit, komuniteti serb në Bosnjë asht fajtor për këtë regjim që simbas tij ma së shumti po e vuejnë qytetarët boshnjakë në Kosovë.

 

Por, Televizion Rrokum që 10 ditë rresht asht mundu me kontaktu me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Kosovë, për me marrë përgjigje për hapat tjerë që ka me marrë kjo Ministri drejtë stabilizimit të marrëdhënieve, por ka qenë e pamundun marrja e nji përgjigje.

 

E neglizhenca e përgjigjeve veçse konfirmon edhe hulumtimin e bam nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili muej ma parë publikoi raportin që renditi këtë ministri të fundit sa i përket transparencës së saj.