Vizat, komisionet verifikuese vijnë me 17 Mars

Liberalizimi i vizave po afrohet gjithnji e ma shumë. Kështu u shpreh sot Ministri i Integrimeve Bekim Çollaku, në takimin e përbashkët me Kryeministrin dhe institucionet përgjegjëse për zbatimin e rekomandimeve për liberalizimin e vizave.

Simbas Ministrit Bekim Çollaku, me 17 dhe 18 të këtij mueji kanë më ardhë komisionet e BE’s për me verifikue përmbushjen e atyne 8 rekomandimeve si dhe gjendjen faktike në terren.

Ndërsa Kryeministri Mustafa siguroi se institucionet qeveritare kanë arritë me i përmbushë t’gjitha kërkesat që janë pareshture prej BE’s për marrjen e liberalizimit të vizve.

Mbas fjalimeve të Kryeministrit Mustafa dhe Ministrit Çollaku, mediat u larguen, tu’ i lanë vetëm, për të bisedue me t’pranishmit e tjerë.