Vizat, Mogherini e Hahn vijnë me 16 Maj

Deputetët e tri partive opozitare, AAK’s, Vetëvendosjes dhe Nismës janë rikthye punës normale në Komisionet parlamentare. Ata sot janë pa të jenë prezent në mbledhjen e Komisionit për MSA’n, që ishte krijue pak ditë ma parë.

Ndonëse për nji kohë të gjatë kishin bojkotue punën e Komisioneve, sot janë para të pranishëm Pal Lekaj dhe Time Kadrijaj e AAK’s, Ilir Deda i Vetëvendosjes dhe Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën.

Bashkimit Europian. Takimet e para të këtij komisioni me Bashkimin Europian priten me u mbajtë me 16 dhe 17 Maj në Prishtinë, ku të pranishëm kanë me qenë edhe përfaqësuesje e naltë e BE’s për politika të jashtme, Federica Mogherini si dhe Komisioneri për zgjanim i BE’s, Johannes Hahn.

Deputetët e partive opozitare kishin bojkotue për mbi 7 muej çdo mbledhje të komisioneve parlamentare.

Ndërkohë, po sot, Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku ka udhëtue për në Strasburg, ku ka me u zhvillue takime bilaterale me Komisionerin për Zgjanim, Johannes Hahn si dhe deputetë të Parlamentit Europian me të cilët kanë me diskutue për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.