Vjen alarmi për ndotjen edhe n’Kosovë, çka po rekomandohet!

Moti i cili gjatë javës së fundit ka perfshi Kosovën e sidomos pjesën qendrore të saj ka ndikue edhe në cilësinë e ajrit.

Sikurse jeni njoftue përmes Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjate këtyne ditëve në Prishtinë dhe në Kosovën Qendrore  po mban nji mot me mjegull të dendun, me lagështi të naltë të ajrit  dhe me mungesë të erës.
Përveç kësaj, gjatë kësaj kohe asht rritë edhe sasia e shkarkimeve të ndotësve ne ajër sikurse janë ato nga industria, transporti dhe konsumimi i landëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohjet qendrore kolektive dhe ato individuale.

 

Si rezultat i kësaj situate ka ardhë deri te krijimi i gjendjes së smogut qe asht karakteristik për sezonin dimnor sidomos për muejt Nandor, Dhetor dhe Kallnor.

Në këto kushte asht konstatue se përqendrimi i disa parametrave të cilësisë së ajrit sikurse asht PM10, ka qenë ma i naltë, që ka ndikue që edhe cilësia e ajrit në Prishtinë dhe në zonën qendrore të Kosovës të jetë  jo e kënaqshme.

Simbas të dhanave nga raportimet online të shteteve të regjionit dhe atyne të Bashkimit Europian, tejkalimet me parametrin PM 10, janë regjistrue edhe në qendra tjera të regjionit dhe Europës sikurse në Shkup, Tiranë, Nish, Sarajevë,  Stamboll, Vjenë, Varshavë dhe në qendra të tjera.

Në nji situatë të tillë rekomandohet qe kategoritë e ndjeshme e sidomos personat qe kanë probleme me organe të frymëmarrjes  mos me qendrue gjatë në ambiente të tilla.

Po ashtu këshillohen qe krejt qytetarët me u reduktue levizjet e panevojshme me automjete sidomos ne zonat e frekuentueme nga kambësorët.