Vjen ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë (foto)

Presidenti Hashim Thaçi, sot ka pranue letrat kredenciale të ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Presidenti Thaçi ka urue ambasadorin gjerman për detyrën e re, tue i ofrue mbështetje në avancimin e marrëdhanieve ndërmjet dy shteteve tona.

Presidenti ka ritheksue se mbështetja gjermane për Kosovën dhe rajonin mbetet përcaktuese për t’ardhmen euroatlantike të rajonit.

“Berlini mbetet adresë e randësishme politike për Kosovën. Fitorja e kancelares Merkel në zgjedhjet e së Diellës ka me forcue Bashkimin Europian si dhe ka me rritë vëmendjen e BE’s për Kosovën dhe rajonin”, ka theksue ai.

Presidenti Thaçi ka thanë se ka me bashkëpunue ngushtë me ambasadorin e ri për me rritë shkëmbimet tregtare me Gjermaninë.

Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka konfirmue mbështetjen e shtetit gjerman për perspektivën euroatlantike të Kosovës.