Vjen deklarata e radhës nga Trump, qe çka thotë për qytetet amerikane!

Donald Trump ndryshon sërish fjalimin e pregaditun gjatë mitingut të tij të fundit, ku deklaroi se zonat e mbrendshme të qyteteve amerikane që drejtohen nga ameikanët janë ma të rrezikshme se vendet se Iraku apo Afganistani.

Trump kishte pregaditë në fjalimin e tij sulmet ndaj Clinton dhe kërkonte hetim për të, por ai sërish ka ndryshue kursin e parashikuem në përpjekje për me tërheqë vëmendjen e votuesve.

“Mundeni me shkue në vende ku ka luftime dhe atje jeni ma të sigurt se sa në disa prej zonave të qyteteve tona që drejtohen nga demokratët. Nëse zgjidhem, unë kam me eliminue krimin. Keni me pasë mundësinë të dilni në rrugë pa ju qëllue, mbasi tash ju qëllojnë kudo”, deklaroi Trump.

Kandidati republikan ka shtue ndjeshëm apelin për mbështetje nga afro-amerikanët gjatë ditëve të fundit, madje tue thanë se nuk kanë asgja për të humbë, kështu që duhet me votue për të.