Vjen demantimi i parë: Shtëpia e Sali Berishës nuk ishte bazë e UÇK’s

Ish-kryeministri i Shqipnisë deklaroi në nji emision se ia kishte lanë shtëpinë e tij në Tropojë, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për nevojat e tyne si bazë.

Por, dikush po e thotë të kundërtën. Nesim Haradinaj, njani nga udhëheqësit e luftës në Gllogjan e mandej edhe në zonën kufitare si pjesë udhëheqëse e brigadës 138 Agim Ramadani, e ka demantue Berishën, transmeton lajmi.net

“E vetmja kullë e jote që ke ‘si bazë të UÇK’s’ asht ajo kulla ‘model’ që more dhuratë nga ish-punëtori i Sigurimit të UDB: Mustafë Lokaj”, ka shkrue Haradinaj në Facebook.

“Pra ajo ‘trofe’ asht krenaria jote dhe e familjes suej të ngusht”

“Kjo shtëpi në foto asht ish-shtëpia e juej, por si bazë e UÇK’s ka qenë e Bacës Sylejman dhe djalit të tij Gëzimit”, përfundon Haradinaj.