Vjen edhe reagimi i VV për ultimatumin e Pacollit

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thanë se nëse Vetëvendosje dhe LDK nuk merren vesh për bashkëpunim për formimin e institucioneve, atëherë qëndrimi në LAA asht i pakuptimtë.

Madje, Pacolli iu ka dhanë 10 ditë afat këtyne partive për me arritë marrëveshje.

E pyetun, për këtë, deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, ka thanë se Vetëvendosje asht në bashkëpunim me koalicionin LAA dhe ajo beson se edhe në të ardhmen bashkëpunimi ka me vazhdue.

“Vetëvenndosje asht në bashkëpunim me koalicionin LAA dhe na besojmë se edhe në të ardhmen ky bashkëpunim ka me vazhdue. Tash për tash nuk mundem me thane asgja ma shumë”, ka thanë Kadaj Bujupi, mbas mbylljes se seancës konstituive.