Vjen ekspertiza austriake për rastin Dehari, tregon a kishte ndërhymje

Prokuroria Themelore në Prizren, ka pranue sot raportin e espertizës së analaizave të video-incizimeve të kamerave të sigurisë, lidhun me rastin e Astrit Deharit. Simbas raportit të kësaj ekspertize, video-incizimet nuk kanë pasë ndërhymje që don me thanë se janë autentike.

Video-incizimet (3 DVR) janë dërgue në muejin Fror në institutin “IT Forensics BKA”, Republika e Austrisë, Ministria Federale e Mbrendshme, Enti Federal i Kriminalistikës, për me vlerësue autenticitetin e tyne, nëse ka pasë ose jo ndërhymje në to.

Raporti ka konstatue se të gjitha video-incizimet paraqesin vulat kohore dhe janë gjithashtu të shikueshme. Gjatë transparencës së videove raporti ka konstatue se këto janë në gjatësi identike dhe me këtë mundet me u përjashtue manipulimi i video-incizimeve. Raporti i ekspertizës po ashtu ka konstatue se nuk ka pasë manipulim apo ndërpremje të video-incizimeve.

Në njoftimin dërgue mediave thuhet se, prokurori i Shtetit mbas pranimit të raportit të ekspertizës ka me i vlerësue dhe analizue të gjitha provat dhe faktet e mbledhuna në këtë çashtje penale dhe frik ka me dalë me vendim përfundimtar lidhun me këtë çashtje.