Vjen ‘goditja’ e parë për Haradinajn nga Beogradi

Ramush Haradinaj

Kryetari i të ashtuquejtunës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ka thanë të Diellën në mëngjes, se qeveria e re e Kosovës asht qeveri që mvaret nga votat e serbëve dhe nuk asht nji qeveri që mundet me mbijetue nëse serbët keqtrajtohen politikisht, njofton Klan Kosova.

Djuric tha se kjo po ndodh për herë të parë dhe se tash serbët kanë tri ministri, nji ma shumë se ma parë.

Ai shtoi edhe se serbët kurrë nuk kanë pasë pushtet kaq të madh politik në Kosovë qysh nga mbaslufta.

Shperndaje në: