Vjen lajmi për Gjykatën Speciale, këtë muej e nis punën!

Mbretnia e Holandës ka ratifikue Marrëveshjen për shtetin nikoqir për Dhomat e Specializueme të Kosovës, përkatësisht Gjykatën Speciale

Lajmi asht publikue në web-faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, ku konfirmohet se marrëveshja pritet me hye në fuqi më 1 Kallnor 2017.

“Dhomat e Specializueme të Kosovës mirëpresin ratifikimin e Marrëveshjes për Shtetin Nikoqir nga Mbretnia e Holandës mes Kosovës dhe Holandës”, thuhet në njoftim.

Kjo marrëveshje siguron bazat ligjore të Dhomave të Specializueme të Kosovës për me krye procedurat në Holandë dhe ka me hye në fuqi më 1 Kallnor 2017”, vijon njoftimi.

“Deri në hymjen në fuqi, Dhomat e Specializueme kanë me vazhdue funksionimin nën dispozitat e Marrëveshjes së Përkohshme të Shtetit Nikoqir,e cila lejon zbatimin e mandatit të Regjistrit dhe punës përgaditore në lidhje me procedurat gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorisë Speciale, David Schwendiman, kohë ma parë ka qendrue në Prishtinë dhe Beograd.

Ai ka thanë se ka me zhvillue hetimet e tij “pa tutë dhe pa asnji favor”.

Schwendiman ka theksue se “asht i vetëdijshëm për ndjeshmëninë politike të asaj çfarë po ban, por në punën e tij ka me u udhëhiqë vetëm nga faktet dhe nga ligji.

Gjykata Speciale ka me u marrë me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000.

Ajo ka me u financue nga Bashkimi Europian dhe vepron në përputhje me ligjet e Kosovës, ndonëse prokurorët dhe gjykatësit kanë me qenë nderkombëtar.