Vjen nji dorëheqje në PDK

Nënkryetari i Komunës së Shtimes, Fatmir Rashiti, i cili njikohësisht mbante edhe postin e anëtarit të PDK’s asht largue nga këto dy pozita me shumë pakënaqësi që ia ka adresue udhëheqjes aktuale të kësaj komune.

Njikohësisht kjo asht dorëheqja e dytë në këtë komunë, meqë para do dite dha dorëheqje drejtori i Drejtorisë për Planifikim Urban, Ndërtim, Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Shtimes, Mehdi Salihu.

Po ashtu, ai ishte tërheqë edhe nga pozita e Këshillit të PDK’s, Dega në Shtime.