Vjen nji humbje poshtëruese për kancelaren Merkel!

Partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, vuejti nji humbje poshtëruese në zgjedhjet e zhvillueme në shtetin Mecklenburg-Vorpommern në verilindje të Gjermanisë.

Alternativa për Gjermaninë (AfD) mori rreth 21 përqind të votave, tue befasue shumëkand.

Ndërkohë në vend të parë u pozicionuen socialdemokratët e SPD me 30 përqind të votave.

CDU e Merkel mori vetëm 19 përqind të votave, rezultati ma i keq ndonjiherë në këtë shtet.

Simbas BBC, kjo asht nji humbje poshtëruese për kancelaren Merkel, jo vetëm sepse vjen në zonën e saj elektorale, por sepse zgjedhjet shihen si nji test i randësishëm përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm, ku Merkel synon mandatin e katërt.

Për shkak se asht rrit ndjeshëm partia Alternativa për Gjermaninë, nji parti anti-emigrantësh, votimi sugjeron se kjo ka qenë nji shuplakë për politikat e Merkel në këtë drejtim.

Mecklenburg-Vorpommern asht nji nga shtetet ma të varfna në Gjermani dhe zakonisht zgjedhjet vendosen nga politikat ekonomike.

Por këtë herë duket se vendosi çashtja e refugjatëve.

 

2-merkel

 

3-merkel

 

Top candidate Holm of the anti-immigration party Alternative for Germany (AfD) waves from a boat after first exit polls during the Mecklenburg-Vorpommern state election at the party post election venue in Schwerin