Vjen nji lajm fantastik për motin në vend

Mbi vendin tonë sot pritet me mbajtë i vranët, në mëngjes vende-vende me mjegull kurse mbasdite ka gjasa të ketë edhe shira lokale.

Meteorologët parashohin që gjatë ditës të ketë intervale edhe me diell.

Temperatura e mëngjesit ka me u sill nga 3 deri 8 gradë kurse ajo ma e nalta e ditës rreth 16 gradë celsius.

Të Premten ka me mbajtë mot me diell dhe ma ngrohtë.

Mot i tillë ka me vazhdue edhe të Shtunën paradite ndërkaq që mbasdite do të ketë vranësira të përcjella me shira lokale.

Të Diellën ka me vazhdue me mbajë mot i vranët e shi, ndërkaq që nga e Hana pritet permisim i motit.