Vjen nji lajm i mirë, asnji kosovar s’ju ka bashkue ISIS’it që 6 muej!

Për gjashtë muejt e fundit nga Kosova nuk asht largue asnji pjesëtarë dhe nuk e ka kalue kufinin për me ju bashkue radikalizmit të dhunshëm.

Kështu tha deputeti Daut Haradinaj kryesues i Komisionit për Punë të Mbrendshme dhe Siguri tue shtue se Kosova ka ranie të radikalizmit.
Kosova ka trende të ramjes së radikalizmit sot dhe AKI në këtë rast i ka krye me shpejtësi detyrat e veta.  Na mund të themi që në 6 muejt e fundit zyrtarisht asnji shqiptar nuk ka kalue kufinin”, tha Haradinaj.

Ai këto komente i bani në nji tryezë të organizueme nga DCAF për rolin e parlamenteve të Ballkanit perëndimorë në parandalimin e radikalizmit të dhunshëm.