Vjen nji lajm i mirë, Ferronikeli kthen punëtorët në punë!

Fabrika e “Ferronikelit” në Drenas, e cila disa muej ma parë e kishte ndërpre punën në përpunimin e nikelit, javën që e lamë mbas i asht rikthy funksionimit.

Këtë e ka ba të ditun për “Gazeta Blic”, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të kësaj kompanie, Fehmi Nika.

Ai ka thanë se krejt punëtorët janë rikthye në punë nga dita e Dielle, saktësisht më 16 Tetor, në bazë të ndërrimeve që i kanë pasë.

“Puna ka fillue në Ferronikel. Të gjithë punëtorët janë rikthy nëpër vende të punës në bazë të ndërrimeve qysh kanë qenë. Me datën 16 Tetor asht rikthy edhe punëtori i fundit dhe tashma gjendja ka fillue me ju kthye normalitetit”, ka thanë ai.

“Punëtorët e kanë fillue punën disa ditë me vonesë dhe shkaku i kësaj ata kanë me u pague vetëm 70% të rrogës sa e kanë”, tha Nika.

Në këtë fabrikë punojnë rreth 900 punëtorë. 600 prej tyne janë të rrethit të Drenasit, perfshi Skenderajn, Mitrovicën e tutje.