Vjen nji lajm i mirë, kapen hajnat qe ja vjedhen telefonin Kryeprokurorit!

aeksander-lumezi
Policia e Kosovës ka arrestue tre persona të dyshuem për “vjedhje të randa” dhe “vjedhje të kerreve”, ndërsa nji i dyshuem tjetër ndodhet në kërkim policor.
E veçanta e këtij akcioni asht se në komunikatën e lëshueme për media, përmendet se që cak i sulmeve të këtij grupi ishte edhe shtëpia e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ditë ma parë ka konfirmue se i asht vjedh telefoni i tij.
 “Krejt gjesendet e sekuestrueme janë deshmi momentale për së paku pesë raste të vjedhjeve të kerreve dhe nji rasti të vjedhjes së randë ku cak ka qenë edhe shtëpia e Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në komunikatën e leshueme nga Policia.

Zyrtarët për informim nuk kanë dhanë informata shtesë përveç kësaj komunikate.

Aty thuhet se tue u bazue në hetimet policore ky grup dyshohet se asht i përbamë nga katër persona, por që numri i tyne mundet me qenë edhe ma i madh.

Mbas arrestimit dhe gjatë bastisjes së banesave të tyne, policia konfirmon se ka konfiskue, vinça për kerre, maska, dorëza, çelësa dhe dokumente të kerreve që dyshohet të jenë të vjedhuna, çekiça, kaçavida, rroba për kamuflim, nji pako e dyshueme me narkotik, tri libra të kerreve BMW X6, gjashtë fishek etj.