Vjen nji lajm i mirë për autostraden Prishtinë-Shkup

Nji pjesë e autostradës që lidh Prishtinën me Shkupin mbrenda këtij viti ka me u lëshue në qarkullim.

Zadhanësja në konsorciumin turko-amerikan “Bechtel- Enka”, Ela Ruçi, ka ba me dije se kjo kompani po punon simbas dinamikës dhe mbrenda këtij viti ka me u lëshue në qarkullim për të gjithë ata që shfrytëzojnë këtë rrugë nacionale.

“Ekipi i “Bechtel Enka”, po punon intensivisht në të gjithë gjatësinë e këtij korridori. Objektivi ynë në bashkëpunim dhe koordinim me qeverinë e Kosovës asht që mbrenda këtij viti të lirohen për trafik 20 km e para të kësaj autostrade”, ka thanë Ruçi për transmetuesin publik.

Ndryshe Rruga 6, Prishtinë – Hani i Elezit ‘Arbën Xhaferi’.”, asht Autostrada e dytë e Kosovës, mbas asaj me Shqipninë. Kjo rrugë asht me gjatësi prej 55 kilometrash, tue fillue nga Prishtina, Lipjani për me kalue nëpër Ferizaj, Kaçanik e deri në kufi me Maqedoninë.