Vjen nji lajm i mirë për ish-kryeshefin e PTK’s!

Ish-kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha, asht lirue nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai u shpall i pafajshëm sot nga trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në seancën e fundit, prokurorja Fikrije Fejzullahu kishte kërkue denimin e Haxhës ndërsa avokati i tij dhe vetë Shyqyri Haxha kanë kerkue pafajësinë.

Haxha akuzohej se mbrenda periudhës 2009- 2011 ka keqpërdor pozitën ngase ka përfitue në mënyrë të kundërligjshme pagesën e qirasë dhe ngarkesave tjera në vlerë prej 2.000 eurosh për çdo muej, e cila shumë arrinë në gjithsej 53.000 euro.

Prokuroria pretendonte se 28 mijë euro nga kjo shumë Haxha i kishte tërheq në para të gatshme, ndërsa pjesën tjetër prej 25 mijë eurove me anë të xhirollogarisë bankare.