Vjen nji lajm i mirë për linjat e trenave në Kosovë

Nga 1 Tetori pritet me rinisë qarkullimi në linjat e trenave në Kosovë, qoftë edhe pjesërisht, konfirmojnë zyrtarët në Ministrinë e Infrastrukturës.
Qarkullimi i trenave në linjat e rregullta ishte ndërpre që nga 2 Gushti.

Ndërpremja e këtyne linjave asht ba për shkak të mungesës së mjeteve financiare, të cilat asht dasht m’u sigurue nga Qeveria e Kosovës.

Argjend Zejnaj, shef i kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thanë për REL se Ministri ka pas nji takim me anëtarët e bordit të Infrakos dhe Trainkos dhe ka premtue se nisja e qarkullimit të trenave ka me fillue në muejin Tetor.

“Ministri Lekaj ka premtue se më 1 Tetor, trenat kanë me qenë në funkcion edhe për transport të udhëtarëve, mallnave dhe shërbimeve të tjera”, tha Zejnaj.

Gelor Shala, kryeshef egzekutiv i Trainkos, kompani kjo përgjegjëse për operimet me trena si në transport të mallnave ashtu edhe të udhëtarëve, tha se këtij institucioni i nevojiten rreth 1.3 milion euro për me lëshue në qarkullim të gjitha linjat e trenave.

 

Shperndaje në: