Vjen nji lajm i mirë për targat RKS

Nga sot, krejt qytetarët të cilët janë pajis me targa provuese të kerreve kanë me u pajisë me targa RKS.

Ministria e Punëve të Mbrendshme ka ba të ditun se krejt Qendrat për Regjistrimin e Kerreve në krejt komunat e Kosovës ka me u furnizue me targa të rregullta.

MPB poashtu ka njoftue se kontrata për furnizim me targa asht kontratë kornizë dhe ka validitet për tri vjet.