Vjen nji lajm i ri për Specialen!

Avis Benes, nga zyra e Maja Kociancic, zadhanëses së komisionares për Politikë të Jashtme të Bashkimit Europian, ka thanë për gazetën “Zëri” se aktivitetet gjyqësore do të nisin tek atëherë kur Parlamenti i Holandës ta miratojë marrëveshjen.

Simbas saj, aktualisht po merren aktivitete logjistike dhe administrative, tue perfshi këtu rekrutimin e stafit dhe nji hap tejet të randësishëm, siç thotë ajo, tanima paraqet zgjedhja e gjyqtarëve të Panelit Ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, mbas marrëveshjes së Bashkimit Europian me Kosovën dhe me autoritetet holandeze, Dhomat e Specializueme tashma janë vendos në Hagë.