Vjen paralajmërimi: Gati për shkatërrimin e Koresë së Veriut

Mbasi Kim Jong-un lshoi nji tjetër raketë mëngjesin e sotëm, Presidenti i Koresë së Jugut, ka thanë se vendi i tij ka fuqinë e plotë me shkatërrue fqiun e saj verior.

Moon Jae-in tha gjithashtu se, dialogu me Kim Jong-un në nji situatë si kjo, asht “i pamundun”, raporton “The Independent’.

“Në rast se Korea e Veriut ndërmerr provokime kundër nesh ose aleatit tonë (Japonisë), na kemi fuqinë e plotë m’i shkatërrue”, deklaroi presidenti koreanojugor,.

“Dialogu asht i pamundun në një situatë si kjo. Sanksionet ndërkombëtare dhe presioni kanë me u shtrëngue ma tej me detyrue Korenë e Veriut me zgjedhë opcionin tjetër: Me shkue përpara në rrugën drejt dialogut të vërtetë “.

Shperndaje në: