Vjen reagimi zyrtar për Demarkacionin nga Mali i Zi

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Sërgjan Darmanovic ka thanë se për vendin e tij tema e demarkacionit asht e mbyllun.

Ai ka thanë se Podgorica beson në kapacitetin e institucioneve dhe se ka me prit me durim zgjidhjen e kufinit me Kosovën.

Gjatë nji debati me titullin “ora e qytetarëve”, Darmanovic ka thanë se sa i përket demarkacionit ,Mali i Zi, nuk mundet me ndikue në asnji vendim të Qeverisë së Kosovës, përfshi edhe këtë të sotmen.

“Na kemi raporte shumë të mira me Kosovën dhe s’kemi dyshim se kështu kanë me vazhdue. Për Malin e Zi, kjo çashtje asht mbyllun dhe nuk do t’i kthehemi ma. Besojmë në kapacitetin demokratik të institucioneve të Kosovës dhe me durim po presim zgjidhjen përfundimtare të demarkacionit me Kosovën” ka thanë ai.