Vjeshta nis këtë javë, temperaturat në ranie e sipër!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), paralajmëron se nga sot do të kemi mot ma pak të qendrueshëm krahasue me javën e kalueme.

Mot më vranësina dhe intervale me diell kanë me përcjell gjatë pesë ditëve të ardhshme tanë territorin e Kosovës.

“Masa të ftohta nga veriu i kontinentit ka me mbulue vendin gjatë kësaj periudhe. Po ashtu edhe reshjet e shiut dhe ernat të ftohta kanë me qenë prezentë tue ndikue në uljen e vlerave të maksimaleve deri 15 gradë Celsius, kurse minimalet do të zbresin deri në 5 gradë Celsius ditën e Premte (kur edhe zyrtarisht hyjmë në stinën e Vjeshtës)”, njofton Instituti.

 
E Hana nis me 21 gradë Celsius, për me vazhdue raniet e temperaturave edhe ma shumë nga dita e nesërme, paralajmëron IHK.