Vjosa akuzon Qeverinë se po e mshefë demarkacionin!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ende s’ka vendos se si ka me votue për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, kur kjo çashtje të vijë në rend dite në Kuvendin e Kosovës.

Osmani tha sot për gazetarë se Qeveria po e mban të msheft këtë marrëveshje, mbasi materialin përkatës, deputetët ende nuk e kanë marrë.

Osmani tha se asnji deputet nuk duhet me votue nji marrëveshje pa e shqyrtue mirë atë.