Vjosa i ‘godet’ fort deputetët: Kur sulmet s’na bajnë bashkë, duhet me u largue krejt!

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa osmani gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po flitet për sulmin e mbramshëm tha se edhe nëse sulmet me predha nuk arrijnë me i ba bashkë deputetët e Kuvendit të Kosovës, atëherë duhet krejt me dhanë dorëheqje nga ky institucion.

Osmani po ashtu kerkoi që të ndryshohet pika e tretë e deklaratës, ku thuhet se sulmi asht ba për qëllime politike.

Ajo kerkoi që kjo pikë me u ndryshue mbasi qellimin e sulmit mundet me deshmue vetëm organet e rendit.

Osmani tha se fatmirësisht që nuk asht lendue askush, mbasi aty punojnë edhe staf tjetër, përveç deputetëve të Kuvendit.