Vjosa Osmani: Nuk shkoj në seancë e as në inaugurimin e Thaçit

Ishte shefi i grupit parlamentar të PDK’s, Adem Grabovci i cili pohoi për Televizionin Rrokum se opozita e ka marrë ftesën për ceremoninë inauguruese të Presidentit.

Por zadhanësi i Nismës mohon se në selinë e kësaj partie ka mbrritë ndonji ftesë.

Mirëpo, edhe pse e ka ftesën, deputetja e LDK’s Vjosa Osmani, e cila nuk mori pjesë në seancën e 26 Frorit, thotë se nuk ka me shkue në betimin e Presidentit të zgjedhun e as në ceremoninë e të Premtes.

Madje ajo thotë se inaugurimi në këtë situatë të tensionueme, nuk asht aspak i favorshëm.

Ceremonia e inaugurimit të Presidentit të Republikës mbahet me 8 Prill në Prishtinë dhe simbas organizatorëve, në të janë ftue rrth 1 mijë personalitete vendore e ndërkombëtare.