Vjosa Osmani: Qe me kend preferoj me ba koalicion LDK’ja

Deputetja ma e votueme e LDK’s, Vjosa Osmani, ka komentue mundësitë e bashkëpunimit me partitë politike. Ajo ka thanë se nji koalicion të mundshëm kishte me preferue me Lëvizjen Vetëvendosje. Simbas Osmanit, PDK duhet me shkue në opozitë.

“Unë kisha me preferue që na me ba nji marrëveshje me Vetëvendosjen. Besoj që edhe kishte me qenë bashkëpunimi ma i mirë i mundshëm”, ka thanë Osmani në Klan Kosova.

Ajo ka thanë se edhe AKR dhe Alternativa kanë thanë se nuk kanë me shkue me PDK’n dhe PAN’in.