Vlerësohet përkushtimi i Kosovës në mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritë në takim zavendës drejtoreshën e Amnesty International, Gauri van Gulik.

Gjatë takimit u bisedue në lidhje me çashtjet aktuale që lidhen me mbrojtjen dhe fuqizimin e matejshëm të të drejtave të njeriut në Kosovë.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, zhvillimet e fundit si dhe përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për mbrojtjen, avancimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Zavendës drejtoresha për Europë e Amnesty International, Gauri van Gulik, vlerësoi përkushtimin e Kosovës në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, tue u interesue edhe për çashtje të ndryshme aktuale, në këtë fushë, thuhet në komunikatën për media.

unnamed-1_1480432623-2789574