Vllahiu: Fushata ime, e modelit të Londrës, qe çka i kanë ba Prishtinës LDK’ja e VV’ja (video)

Kandidati i AAK’s per kryetar te Prishtines, Arber Vllahiu, thote se fushaten e tij e ka bazue ne modelin e zgjedhjeve qe mbahen ne Londer.

“Ndryshe asht kur shkon derë në derë, se sa kur i drejtohesh mases”, thote Vllahiu ne Rrokum Roll të Televizionit Rrokum.

Kjo, si thote ai, i ka ndihmue me i “zbulue” disa vende qe s’i ka vizitue ma heret dhe gjithashtu, ka pa raste te ndryshme te randa mbrenda qytetit.

Vllahiu shprehet se kryeministri Haradinaj ka me qene pjese perbamese e punes se tij gjate mandatit ne krye te Prishtines, shkruen Rrokum.TV

Tue fole per gjendjen ne Prishtine, Vllahiu thote se nga takimet e tij me qytetarë ne pjese te ndryshme te kryeqendres, ka mujt me konstatue se gjendja asht e nivelit emergjent.

“LDK’ja sa ka qeverisë me Prishtinen nuk ka pase projekte konkrete, dhe fatkeqesisht gjendja e tashme asht fale kesaj partie”, thote Vllahiu, tue shtue se, LDK e ka pru Prishtinen deri ne humnerë, ndersa VV e lshoi krejt në të.

Ai i ban fajtore te dyja keto parti politike, per siç thote ai, pamundesine e zhvillimit te Prishtines.

“Dikush duhet me dhane pergjegjesi per gjendjen aktuale ne Prishtine”, thote Vllahiu./Rrokum.TV

Emisioni i plotë: