Vllahiu: Haradinaj po e kthen Kosovën në binarë

Zadhanësi i Qeverisë, Arbër Vllahiu ka folë për punën e Qeverisë Haradinaj, programin e qeverisës dhe çashtjet madhore siç janë Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, FSK’n dhe shumë çashtje tjera.
Vllahiu ka thanë për Telegrafin se Kryeministri Haradinaj e ka gjet Kosovën jashtë binarëve.

“Vendi kishte nji tremujorësh pa institucione, dhe mbas kësaj na erdhëm me nji pozicion ku u vendos nji dinamikë krejt tjetër, dinamikë e fortë në shërbim të qytetarit. Dinamika e tillë ishte që Kosovën me vendos në binarë dhe me ja kthy perspektivën”, ka thanë Vllahiu.

Ai shtoi se në Kryeministri Haradinaj që nga dita e parë e punës së tij ka qenë në terren me problemet e qytetarëve.

Vllahiu ka shtue se nji nga problemet që ka zgjidh Kryeministri Haradinaj asht furnizimi me energji këtë dimën.

Shperndaje në: