Vllahiu: Prishtina s’mundet m’u udhëheqë me inate dhe arrogancë!

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu ka thanë se ka me përfaqësue qytetarët e Prishtinës.

Ai ka thanë se ky qytet nuk do të udhëhiqet ma me inate, arrogancë dhe bllokada.

“Prishtina nuk mund të udhëhiqet ma as me inate, nuk mund të udhëhiqet ma as me arrogancë dhe as me bllokada, nuk mund të udhëhiqet ma me asnji proces që e ngadalëson zhvillimin e qytetit, por duhet të shihet si nji qytet që do të ecë me hapa të përshpejtuem, drejt nji zhvillimi ma të hovshëm, si kryeqendër, si kryeqytet i Kosovës, dhe si kryeqytet që do të jetë i barabartë me të gjitha kryeqytetet e tjera edhe në rajon, por edhe më gjanë”, ka shkrue ai ne Facebook.

Vllahiu ka shkrue se Prishtina duhet të jetë në hapat me vendet e zhvillueme të rajonit.