Vllasi emisar n’Bosnje, zbulon çka ka me bisedue atje!

Avokati i njoftun i Azem Vllasi, ka konfirmue për ORAinfo se asht emnue nga qeveria e Kosovës emisar në Bosnjë dhe Hercegovinë për me dialogu me qeverinë e këtij vendi për mundësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve të dy vendeve.

Ai ka mohue se në këtë detyrë asht emnue si këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

“Unë jam emnue me nji emision të caktuem për me bisedue me Qeverinë e Bosnjës për mundësinë e qarkullimit të lirë të qytetarëve tonë në Bosnje dhe anasjelltas. Unë nuk kam pozitë të përhershme në Qeveri dhe nuk do ta pranoja nji pozitë të tillë. Misioni im asht i caktuem për nji çashtje të caktueme dhe kurdo që vendi ka nevojë për mue, unë ka me ju përgjigj në mënyrë pozitive”, ka thanë Vllasi.

Ai beson se do t’ja arrijë me përmbyll me sukses misionin e tij, për shkak se njeh mirë politikën e shteteve të ish-Jugosllavisë.