Vllasi: Po te mos ishte Fadil Hoxha shqiptaret kishin me u deportue nga Kosova si gjermanet e Vojvodines

Zakonisht kur kemi pervjetore, qe na kemi shume te tilla, bisedojme per tema historike.

Fadil Hoxha ka qene komunist, ka qene i perkushtuem ne çashtjen e shqiptareve, ai ka veprue ne rrethana te randa lufte. Po mos te ishin partizanet e Fadil Hoxhes e organizata e partizaneve, ku kishin me qene sot shqiptaret?

Keshtu tha i ftuemi ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum, Azem Vllasi, ish-politikan, sot avokat.

Simbas tij, mbas Pleniumit te katert te gjitha ato qe jane arrite, u arriten fale Fadil Hoxhes e bashkepunetoreve te tij.

“Ishte per shume vjet perfaqesues i Kosoves ne dy presidencat jugosllave, ka qene shume i perkushtuem”, tha Vllasi.

“Raportet e mia kane qene korrekte. E kam pase nji respekt per faktin se edhe baba jem me ka fole per Fadil Hoxhen. Gjithmone kam pase raporte korrekte”, tha Vllasi kur u pyet se si i ka pase ai raportet me Hoxhen.

“Ka qene propagande tamam ne stilin e propagandes”, tha ai lidhun me lajmet e mahershme se Fadil Hoxha asht tradhetar, dhe se me ane te tyne po zgjatet nji dore e Serbise.

“Une mendoj se Fadil Hoxha, kur te mirren baticat e zbaticat, ai e ka nji vend te merituem pozitiv ne historine tone, prandaj duhet nji lloje mirenjohje. Jam i çuditun se qysh ne Gjakoven e Fadil Hoxhes s’asht asnji rruge me emnin e tij”, tha ai rreth nismes per Hoxhen ne vend.

“Histori bardh e zi nuk ka, as te na nuk mundet me qene”, tha nder tjera, Vllasi  tue fole per Hoxhen.

“Vetevendosja asht organizate revolucionare. Ajo i ka parimet e synimet e veta. Nuk ban as me AAK’n e as me Nisman. Nese e merr vet pushtetin, mire…me koalicion nuk mundet. Megjithate, mbetetet nji opozite serioze, se une gjithe kam thane se pa VV’n s’ka pase opozite”, tha nder tjera tue fole rreth tri partive opozitare AAK, Nisma per Kosoven dhe Vetevendosje.

“Edhe qeta qe jane ne skenen politike, i ka harxhue koha. Nuk e di, as po as jo, e mbasi ti me pyete i pari…ty kam me te kallxue te parit nese kthehem ndonjihere”,  ishte pergjigjja e Vllasit kur u pyet nga Jupolli se a don me ju kthy politikes.