Vllasi: Serbët po mundohen me anë të miteve me kallxue se Serbia ka hise n’Kosovë

Vendosja e shtatores së Car Llazarit në Veri të Kosovës, ka nxitë reagimin e njanit prej politikanëve ma të moçëm kosovar, Azem Vllasit.

Ish-kryetari i Krahinës Autonome të Kosovës, Azem Vllasi, thotë se ky veprim i serbëve asht dëshmi se Serbia asht në panik për humbjen e Kosovës.

“Kosova definitivisht ma nuk asht pjesë e Serbisë dhe tashma ata po mundohen që përmes mitologjisë dhe ndërtimit të përmendoreve me kallxue se Serbia ka ende hise në Kosovë”, ka thanë Vllasi për ORAinfo.

Megjithatë simbas tij, tendenca e Serbisë asht që me çdo kusht me nda Veriun nga pjesa tjetër e Kosovës.

“Që nga koha e Milosevicit, Serbia e ka nji politikë konstante që kudo që mundet serbët me i perkufizue me territore të caktueme karshi të tjerëve, tue fillue nga Kroacia, Bosnja dhe tash në Kosovë janë tue punue që pjesën veriore me perkufizue etnikisht dhe territorialisht nga pjesa tjetër e Kosovës”, ka shtue juristi.

Ai ka theksue se vendosja e kësaj shtatore mundet me nxit tensione mbrenda Kosovës.

“Edhe shqiptarët i kanë kufijtë e durimit, veç asht puna e njifarë vlerësimit të mbrendshëm kolektiv për me thanë ‘Boll ma’”, ka thanë Vllasi.