Vlora Çitaku në Washington Life: Rruga ime, nga refugjate në ambasadore

Ambasadorja e Kosovës në Washington asht ba pjesë e faqes së parë të revistës elitare Washington Life.

Por ma shumë se kjo, asht artikulli nga mbrenda që shpjegon jetën dhe të dhanat e tjera se kush asht e nga vjen Çitaku.

Ma saktë, asht opinioni i saj me titull “Rruga e Vlora Çitakut nga refugjate në ambasadore”.

Aty diplomatja kosovare rrëfen për përvojën e saj se si të qenit refugjate para 17 vjetëve, ka ndikue në pikëpamjen e saj për krizën e sotme me refugjatë.

Mbasi shkruen se si forcat serbe i kanë depërtue familjen e saj dhe shumë shqiptarë të Kosovës simbas nji plani të tyne për spastrim etnik dhe se si nana e saj e ka porosit të kujdesët për motrën e saj, ajo tregon se nuk e dinin as ku po shkonin e aq më tepër që në atë tollovi ishte nda edhe nga prindërit, shkruen lajmi.net.

 

vlora_1475305915-7248617

 

Çitaku më tej rikujton se krejt çfarë kishte marr me vete ishte shpresa për t’u kthye në shtëpinë e saj aty ku kishte lanë përveç të tjerave, edhe fotografitë dhe lodrat e saj.

“Ne kosovarët jemi provë e gjallë se kur ka solidaritet ndërmjet kombeve të lira të botës, atëherë jeta e mund vdekjen dhe e mira ngadhënjen mbi të keqën”.

Ma tej Çitaku në këtë opinion të saj në revistën elitare në Washington D.C, rrëfen me respekt të madh për mikpritjen që shqiptarët e Maqedonisë u kanë ba atyne të Kosovës, e të cilët me krahët hapun i pritën në shtëpitë e tyne.

Ajo rikujton Mexhidin i cili sikurse mija të tjerë nga Maqedonia, strehuen refugjatët nga Kosova dhe i hapën dyert e zemrës dhe shtëpive për ta.

“U afrue nji burrë dhe më tha. Unë jam Mexhidi. Kam tre femijë. Nuk do t’ju la juve rrugëve. Shtëpia ime asht edhe e jueja e që në fakt u ba e tillë për tre muejt e ardhshëm”.

Mbasi potencon faktin se mbas tre muejsh me SHBA’të si prijëse të bombardimeve mbi forcat serbe dhe çlirimit, ajo u kthy në shtëpinë e saj për t’u bashkue me familjen.

Por simbas ambasadores Çitaku, nëse kosovarët ishin me fat sepse bota reagoi shpejtë, asht zemër thyese të shikohet e çfarë po ndodhë me refugjatët e tjerë në botë.

Ajo e quen të tmerrshme atë që po ndodhë sot me refugjatët në botë aq më tepër kur konsideron se ata sikur po perdorën për çashtje politike.

Diplomatja kosovare rikujton se refugjatët janë çashtje humanitare dhe tue u bazue në përvojën e saj jetësore asht e bindun se asnjani nga ta nuk dëshiron me lëshue shtëpinë.

“Ne të gjithë duhet të kemi zemrën e hapun. Derisa politika duhet me punue e të gjejë zgjidhjen, në të tjerët nevojitet të jemi njerëzor”, shkruen ndër të tjera Çitaku, tue e përmbyll opinion e saj me disa thirrje dhe pyetje për shpëtimin dhe ndihmën që duhet dhanë refugjatëve.

“Na nuk duhet me lanë humanizimin të vdesë, sepse nëse ikën, atëherë në çfarëdo të shndërrohemi na? Çfarë vlerash do t’u trashëgojmë femijëve tanë? Çfarë do t’i mësojmë ata me sjelljen tonë?”.

Opinioni në origjinal i ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut munde te lexohet ne: First Person: Vlora Çitaku’s Journey from Refugee to Ambassador