Votimet ne Veri po shkojne pa probleme

votimet veri

Në 11 vendvotimet e Qendrës në shkollën e mesme teknike “Mihajlo Petrovic-Alas” në veri të Mitrovicës, procesi i votimit po shkon pa probleme të mëdha.
Nji numër i vogël i votuesve nuk ka qenë i evidentuem nëpër lista, dhe për këtë shkak nuk kanë mund me shfrytëzue të drejtën e tyne të votës.
Deri në orën 10:30 kanë qenë gjithsej shtatë raste të tilla. Vasiljevic Dragan, qytetar i Mitrovicës, i cili posedonte letërnjoftimin e lëshuem prej Serbie, asht habite kur nuk e ka gjetë emnin e tij në listë.
Simbas tij, ai gjithmonë ka votu në këtë qendër dhe asnjiherë nuk ka pas probleme, derisa dyshon se sot per shkak se nuk posedon dokument të lëshuem nga Republika e Kosovës, po i ndodhë nji gja e tillë. /KosovaPress/