Votimi me letërnjoftime të Serbisë asht i lejuem

Votimi me letërnjoftime të Serbisë, në situata specifike, asht i lejuem edhe në Kosovë. Në komunat veriore të Kosovës janë shënue votime me dokumente serbe.

Kryeshefi egzekutiv i Sekretariatit të KQZ, Enis Halimi, ka thanë se “të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët gjenden në listat e votuesve, kanë të drejtë që si dokument identifikimi t’i përdorin dokumentet që parashihen simbas ligjit dhe që janë të saktësume edhe me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Serbët e veriut të Kosovës po votojnë pa u pengue në komunat Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, me letërnjoftime të vendbanimeve në Kosovë, të cilat i lshon Ministria e Punëve të Mbrendshme e Qeverisë së Serbisë.

Te gjithë ata që kanë letërnjoftimet e lshueme nga Republika e Serbisë munden me votue pa probleme në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, të cilat po mbahen edhe në këto dy komuna në veri të Kosovës, shkruen Europa e Lirë.