Votimi për Demarkacionin mundet me u ba në këtë kohë!

Po ngushtohen gjithnji e ma shumë afatet kohore për deputetët e Kuvendit të Kosovës rreth votimit të shejimit të ri kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, simbas nji marrëveshje për Demarkacionin nënshkrue në Vjenë fund Gushtin e vitit të kaluem nga Qeveria e Kosovës dhe e Malit të Zi.

Deri tash ende nuk asht dhanë nji datë e saktë e sjelljes në votim të kësaj pike, megjithatë burime të KosovaPress nga ana e dy partive të mëdha në pushtet kallxojnë se asht tue u punue me të madhe që me u bindë deputetët e shumicës për me kalue çashtjen e Demarkacionit.

Votimi për Demarkacionin ka me u planifikue për nji mundësi të fundit për seancën përmbyllëse të kësaj sezone për Kuvendin e Kosovës, e cila edhe ka me i çue në pushime verore deputetët.