‘Voto dhe vëzhgo’ ka pranue mbi 1000 mesazhe

Fondacioni i Kosovës për Shoqni të Hapun – KFOS, në bashkëpunim me Institutin Columbus po vazhdon me pranue raportimet me SMS nga qytetarët të cilët deri në këtë moment kanë përfundue procesin e votimit.

Në shtabin e fushatës “Voto dhe vëzhgo” deri n’orën 12:00 kanë arritë mbi 1000 mesazhe në tri kategori dominuese “Gjithçka në rregull”, “Menaxhim i dobët i vendvotimeve” dhe “Probleme me listën e votuesve”.

KFOS dhe Instituti Columbus fton edhe njiherë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të raportojnë falas nga të gjithë operatorët mbi procesin e votimit në numrin e vënë në dispozicion 500 88.

Kështu, edhe njiherë në zgjedhjet e 11 Qershorit qytetari fuqizohet, tue u përfshi në këtë proces zgjedhor, jo vetëm si votues, por edhe si vëzhgues dhe raportues i procesit, si mundësi jetike dhe garantuese e arritjes së standardeve ma të nalta demokratike në procesin zgjedhor.

Operatorët e “Voto dhe vëzhgo” vazhdojnë me mirëpritë raportimet nga qytetarët deri në përmbyllje të qendrave të votimit.